Ka kaluar me shume se 1 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve për pushtetin vendor, por për demokratet 30 qershori nuk ekziston dhe qytetaret do te vendosin për drejtuesit e pushtetit lokal ne muajin tetor. Kryetari ne detyre i Bashkisë se Pogradecit Eduart Kapri ashtu si 26 koleget e tjerë te opozitës ne bashkitë e vendit, deklaron se nuk i njeh rezultatet e 30 qershorit.

 

Eduart Kapri: “Kuptohet qe me zhdekretimin dhe caktimin e një date tjetër, zgjedhjet normale do te jene ne 13 tetor ne baze te ligjit dhe ne në këto detyra qe jemi, jemi për te respektuar ligjin, për te respektuar Kushtetutën por njëkohësisht për te respektuar dekretin e presidentit.”

 

Shoqata e bashkive tashme e ka goditur ne gjykatën Kushtetuese 30 qershorin duke kërkuar shpalljen te pavlefshëm te procesit dhe Eduart Kapri deklaron se do ti bindet vetëm vendimit te kësaj gjykate.

 

Eduart Kapri: “Përderisa ne jemi thjesht një organ ekzekutiv siç jemi ne kryetaret e bashkive, ne nuk kemi te drejte te interpretojmë dekretin e presidenti. Atë te drejte e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Me dhënien e vendimit nga Gjykata Kushtetuese ne lidhje me kushtetutshmërinë e dekretit te presidentit ne jemi gati te hedhim çdo hap ne lidhje me vazhdimin e punës apo lënien e mandatit”.

 

Kapri thekson se nuk do te dale nga zyra e kryetarit te Bashkisë se Pogradecit pavarësisht rezultateve te 30 qershorit.

 

Eduart Kapri: “Votime mund te bëhen nga grupe personash te caktuar apo edhe nga forca politike, por ne rast se ato janë jo legjitime, kujt do t’ia lëshoj unë zyrën kur ai është një person i cili nuk është zgjedhur ne mënyre te ligjshme dhe unë besoj se është vërtet një ngërç ligjor ne rast se dorëzojmë zyrën një personi i cili nuk është mandatuar mbi bazën e rregullave dhe ligjeve e kjo besoj se përben një vepër penale”.

 

Prej një jave ne te gjithë vendin ka nisur procesi i rotacionit te bashkive nga e djathta tek fituesit e zgjedhjeve te 30 qershorit, e ne disa bashki ka pasur protesta ndërsa ne disa te tjera kalimi i pushtetit është kryer ne mënyre paqësore. Por pavarësisht protestave deri me tani te gjithë kryetaret e rinj te bashkive kane nisur normalisht punën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re