Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Devoll Beni Miza, ka refuzuar të votojë në zgjedhjet e brendshme për kreun e kësaj force politike.

Përmes një reagimi, ai shprehet se në shenjë solidariteti me demokratët që ju mohua e drejta për të ushtruar vullnetin e tyre, ka zgjedhur që të mos votojë.

“I vlerësoj të 4-kanditaturat. Refuzoj të votoj në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve ju mohua e drejta për të votuar!”, nënvizon kreu i PD Beni Miza.

Devolli njihet historikisht si një nga bastionet më të mëdha të Partisë Demokratike duke çuar bilancet më pozitive në hambarin e votave të selisë blu.

Zgjedhjet e brendshme në PD u shoqëruan thuajse në gjithë Shqipërinë me një sërë problematikash ku kryesorja ngelet ajo e mungesës së transparencës së listës. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re