Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ngre 8 çështje që qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje për rikthimin e studentëve në auditore dhe konvikte. Sipas tij ministria nuk ka asnjë plan në lidhje me këtë situatë.

Sipas tij, ndonëse është lajmëruar se ne qershor do te kthehen një pjese e studenteve në auditore, ende nuk ka asnjë plan konkret se si do te mbrohet shëndeti i studenteve dhe pedagogeve.

Ai shtoi se Ministria e Arsimit s’ka ende asnjë plan për këtë çështje, ndërkohë që e gjithë Evropa po ndërmerr hapa të vegjël, duke pasur prioritet kryesor shëndetin e qytetareve.

“Sot ende nuk e dime se:

Cilat jane masat konkrete te marra?

Si do te jete shperndarja e studenteve ne auditore?

A ka ambjente apo hapesira te mjaftueshme?

A ka numer te mjaftueshem pedagogesh per te dhene mesim ne disa auditore te se njejtes lende njeheresh?

Si do te behet dizinfektimi i ambjenteve?

Si do te veprohet me fletet e provimeve?

Nje numer i madh studentesh vijne nga rrethet dhe ende nuk dihet:

Si do te behet akomodimi i tyre neper konvikte per te ruajtur distancimin social?

Sa studente do te qendrojne ne nje dhome?

Ne vend qe tu jape zgjidhje ketyre ceshtjeve te rendesishme per shendetin e studenteve, Ministria e Arsimit e ka mendjen te kape dhe universitetet me zgjedhje farse, ne kundershtim me ligjin dhe frymen e Kushtetutes dhe ne nje kohe kur sfida kryesore ne vend eshte jeta dhe shendeti i qytetareve!

Sot shume vende kane shtyre zgjedhjet politike, sic eshte dhe rasti konkret i Maqedonise se Veriut, ndersa Ministria e Arsimit tone kerkon te beje zgjedhje ne universitet, pa studente e pa pedagoge! Kete absurd e standard vetem Rilindja mund ta arrije!”, shkroi ai në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re