Presidenti i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, tha se Armenia po kryen krime lufte duke sulmuar civilët në Azerbajxhan.

Në një prononcim për AA në Azerbajxhan, ku po qëndron për takime zyrtare, Şentop tha se Armenia vazhdimisht po sulmon vendbanimet civile të Azerbajxhanit, duke rikujtuar se ushtria azerbajxhanase nisi një operacion për të çliruar territoret e pushtuara.

Şentop theksoi se Azerbajxhani po përmbush të drejtën e saj të “vetëmbrojtjes” sipas Nenit 51 të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe deklaroi se ushtria azerbajxhanase po vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar në operacionet e saj dhe po lufton vetëm me objektivat ushtarake.

“Azerbajxhani vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe etikën e luftës. Armenia nuk e bën këtë. Është gjithashtu absurde të presësh që një shtet që nuk respekton ligjet e luftës dhe vë në shënjestër dhe bombardon civilët, të respektojë armëpushimin”, tha Şentop.

Şentop komentoi edhe sulmin e Armenisë ndaj qytetit Ganja dhe qyteteve të tjera me raketa.

“Ky është krim lufte sipas Konventës së Gjenevës. Megjithëse nuk është palë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), mund të jetë e mundur që Armenia të gjykohet në një gjykatë që do të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe GJNP sipas statusit të Romës. Por, është e nevojshme që e gjithë bota t’i shohë këto krime lufte. Së pari, shtetet bashkëkryesuese të Grupit të Minskut të OSBE-së duhet t’i dënojnë sulmet ndaj civilëve. Ata që heshtin bëhen pjesë e krimit”, theksoi kryetari i Parlamentit të Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re