Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, kritikoi të martën Grupin e Minskut të OSBE-së rreth krizës së vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke thënë se grupi është “i vdekur nga truri”

“Grupi i Minskut i OSBE-së, i cili nuk ka qenë në gjendje të gjejë një zgjidhje për çështjen e Malësisë së Karabakut për 30 vjet, e ka trurin e vdekur”, tha Şentop në Parlamentin e Azerbajxhanit në kryeqytetin Baku.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa asnjë rezultat.

Armenia është “bërë një problem rajonal dhe global”, tha kryeparlamentari i Turqisë, duke theksuar: “Stanjacioni në Kaukaz do të vazhdojë për sa kohë që vazhdon pushtimi i Armenisë në Malësinë e Karabakut dhe zonat përreth”.

Si pjesë e vizitës së tij treditore zyrtare me qëllim të zhvillimit të bisedimeve rreth konfliktit në vazhdim të Malësinë e Karabakut, Şentop, u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Şentop dhe Bayramov diskutuan mbi krizën e vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe komentuan operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e tokave të okupuara.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ndërsa Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit, madje edhe duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit.

Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe kërkoi tërheqjen e forcave pushtuese. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re