Zgjedhjet e së dielës rikthyen në krye të opozitës ish kryeministrin Sali Berisha, i cili u duk se nuk e pati aspak të vështirë përballë kundërshtarit të tij Ibsen Elezi. Gjithsesi në Elbasan interesi i demokratëve për t’iu drejtuar kutisë së votimit pësoi një ulje me të paktën 140 votues më pak se zgjedhjet e parafundit. Gjatë një konference për median kryetari i PD në Elbasan Blendi Himci, teksa iu përgjigj interesit të medias, përgjegjësisë për uljen e numrave bëri zgjedhjet e njëpasnjëshme, emigracionin dhe nisjen e pushimeve verore.

“Pas një procesi gati dy mujor kam kënaqësinë të prezanton ekipin drejtues të degës së PD Elbasan. I gjithë ky ekip ka ardhur përmes votës së lirë. Që nga zgjedhja e kryetarit të degës, që nga zgjedhja e kryesisë së degës dhe 4 nënkryetarëve të degës. Këto janë figura të shkëlqyera për Elbasanin”, tha Blendi Himçi.

Sipas Himçi rikthimi i Sali Berishas e ka nxjerrë PD nga gjendja e “komës”. Teksa lajmëron nisjen nga puna për zgjedhjet lokale është i vetëdijshëm se nervi i Berishës nuk mjafton për rezultate pozitive, por shprehet optimist pasi thotë se figura të reja po i bashkohen selisë blu.

“Ardhja e Berishës ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike. Ai nervi që e ka karakterizuar PD ishte fiku nga lidershipi i kaluar dhe që kishim rënë në gjendje kome. Sot PD dhe anëtarët e saj janë entuziast për sa i përket vazhdimësisë së PD dhe shumë shpejt do të fillojnë përgatietjet për zgjedhjet lokale. Unë besoj nga fundi i tetorit nëpërmjet primareve do të zgjidhet kandidati për degën e Elbasanit pra kandidatin e PD-së për kryetar bashkie”, tha Himçi.

Mbështetësit e liderit historik të cilët fillimisht u prezantuan me termin Rithemelimi tashmë nuk pranojnë të quhen të tillë ,por si Partia Demokratike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re