Pasditen e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar dokumentacionin për të garuar si kryetar i PD.

 

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të mbahen në datën 22 maj. Ndërkohë afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të atyre që duan të kandidojnë është data 7 maj.

 

Berisha ka dorëzuar dokumentat një ditë para përfundimit të afatit.

 

Kujtojmë që të shtunën e 30 prillit u zhvillua Kuvendi Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore. Po atë ditë u caktua 22 maji si datë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re