Gent Strazimiri gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për situatën aktuale brenda PD-së, dorëheqjen e mundshme të Bashës dhe zgjedhjet e “6 marsit”.

Strazimiri i bëri thirrje sërish Bashës që të largohet dhe me anë të zgjedhjeve të përcaktohet kryetari i ri i opozitës. Gjithashtu Strazimiri u shpreh i gatshëm që në të ardhmen të bashkëpunojë sërish me ata deputetë që i dolën në mbrojtje Lulzim Bashës.

Rezultati i 6 marsit – Konfirmim të votës popullore që do të jetë opozitë në këtë vend, demokratët folën, ka qenë një votë me mbi 70% për opozitën e vërtetë jo për opozitën e shitur dhe blerë nga qeveria.

17 deputetë i kërkuan dorëheqjen – E kam ndjekur nga media, mendoj që është një zhvillim pozitiv, deputetët kanë vendosur që të jenë në krah të demokratëve duke lënë pas kryetarin. Basha duhet të jepte më parë dorëheqjen. Basha ka vetëm një zgjidhje, demokratë të votojnë të lirë ai që fiton le të qëndrojë në krye të PD-së.

Basha tha se do të mbajë përgjegjësi – “Basha ndryshon cdo ditë deklaratat e tij, nuk kam aftësi për ta gjykuar gjendjen shëndetësore të Bashës. Mohimi i votës së demokratëve nga zoti Basha, refuzimi për të pyetur demokratët është përgjigja që mori Basha. Të gjithë i thonë largohu, secili i kërkon largimin sepse po pengon opozitën e Shqipërisë.

Basha t’i hapë rrugë koalicionit të rithemelimit, sa të gatshëm për të bashkëpunuar? Nuk kam problem për të bashkëpunuar me ata që përfaqëson demokratët. Nuk kam probleme me askënd, një pjesë e jona jemi njohur në PD, jemi detyruar të bashkëpunojmë jemi miq apo jo. Vota na mbajti të bashkuar pasi PD është Partia e votës së lirë. PD nga kjo situatë doli edhe më e fortë, demokratët votën e lirë e kanë të shenjte pasi nëse i prek votën e lirë i ke prerë frymëmarrjen.

Nëse Basha bën rezistencë – Basha e ka mbyllur mundësinë e të ardhmes, ai duhet ti nënshtrohet votës së demokratëve, ai që merr votën do të mbajë postin. Halli që kemi ne është i opozitës jo i Bashës. Cilido ka të drejtë vote kush merr më shumë vota zgjidhet pjesa tjetër shkon pas tij”, përfundoi Strazimiri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re