Berisha: Statuti i PD do zbatohet dhe analiza do jetë e plotë, por fillimisht do të mbrohet vota

 

Sali Berisha në konferencen për shtyp me gazetaët, përvec akuzave për blerjen e votave nga mazhoranca, u ndal edhe tek e ardhmja e PD.

 

Referuar akuzave ndaj tij dhe kërkesa për dorëheqje, Berisha tha se problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Sipas tij, Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim.

 

Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë.E gjithë përpjekja ime bëhet si një detyrim ndaj demokracisë dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit ose që kanë pasur frikë të votojnë ndaj tij.Një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk ka të ardhme.Në këtë kontekst, konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuaj, se si makineria propagandistike ka penetruar në studiot televizive, që nga mëngjesi deri në darkë, përpiqen t’i paraqesin shqiptarëve apo të vënë në diskutim votëblerjen ose përjashtimin e 180 mijë votuesve, të vënë në diskutim mbledhjen e kartave, të vënë në diskutim ndërhyrjen e krimit.Në këtë diskutim, këta kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu, që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor një kinezëri.Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, përbuzeni me përçmim të shpifur kundër jush, kundër interesit të secilit prej jush që bëhet me paga marramendëse të narkoqeverisë, e cila pasi bleu zgjedhjet, kërkon tani të shesë mashtrimin e saj.Çdo natë, siç dëgjoni ju, fajin e ka opozita.

 

Berisha rikonfirmoi faktin se humbja do të jetë subject I një analize të thellë.

 

Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike.Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.Dhe ky nuk është një proces i lehtë. Duhet ta dini se ka njerëz që për një provë, luajnë me kokën e tyre. Ky është një regjim bande, është një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re