Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami ditën e sotme priti në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndër-institucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore. Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë, ndikon edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë.

Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykatat dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes së eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re