Gjatë një tryezë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me temë gjetjet e raporteve të monitorimit të realizuara nga KShH, sa i takon vendimmarrjes së organeve të vettingut, kryetarja e Kolegjit të Apelimit Natasha Mulaj u shpreh se procesi i vetingut mbetet padyshim një nga hapat më të rëndësishme të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Mulajt, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe është gjithashtu një nga inicitivat më të mbështetura nga ndërkombëtarët, politika dhe shoqëria në tërësi.

“Ky mekanizëm gjatë funksionimit të tij nxori në pah problemet e mëdha si përsa i përket pasurisë se pajustifikuar, figurës  ashtu dhe mangësive të theksuara lidhur me anën profesionale te subjekteve te analizuara. Shumë përfaqësues të drejtësisë të përjashtuar nga sistemi, vërtetuan se mungesa e besimit të qytetareve tek sistemi ynë i drejtësisë ishte i justifikuar dhe se problemet kishin të bënin më së shumti me individët dhe jo me kuadrin ligjor”, tha kryetarja e KPA-së.

Sipas saj,  nga ana tjetër, vetingu është dëshmi reale se ne vend ka dhe  gjyqtare dhe prokurore me integritet; dhe ky sigurisht qe është një lajm i mirë.

“Ky proces ka sjelle rezultate të konsiderueshme në drejtim të pastrimit të sistemit gjyqësor, nga gjyqtarë apo prokurorë me probleme në një apo disa kritere si pasuria, figura dhe aftësitë profesionale”, u shpreh Mulaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i vetmi organ gjyqësor i procesit,  ushtron detyrën dhe përgjegjësitë e tij bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni. Deri në fund të 2019-ës, KPA ka shpallur 46 vendime të formës së prerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re