Kryetarja e Degës Nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë, Mirlinda Çollaku rrëfen atë që përjetoi në datën 8 janar, gjatë protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë godinën e partisë.

Ajo u shreh se 8 janari ishte një skenar i qartë për të organizuar dhunë, nxitur nga Sali Berisha dhe Bujar Nishani.

Gjithashtu shton se atë ditë ndodhej në seli dhe është ndjerë e kërcënuar, pasi dëgjoheshin nga jashtë ulërimat e atyre që sipas saj ishin mercenarë të paguar për dhunë dhe gjak.

“Kur kam dëgjuar Sali Berishën dhe Bujar Nishanin nëpër media të flisnin për dhunë, për marrje me dhunë të kësaj godine, kisha menduar se kjo gjë nuk do të ndodhte. Nuk e kisha menduar kurrë se ky do të ishte një skenar i mirëorganizuar dhe i qartë për të organizuar dhunë në datën 8 janar.

Me shumë anëtarë të degës time që pas datës 9 shtator sigurisht kemi ndarë mendime të ndryshme, kemi pasur debate, por kurrë nuk jemi fyer, kurrë nuk jemi kërcënuar, kurrë nuk kemi lënduar njëri-tjetrin për çfarë kemi menduar ndryshe.

Ajo çfarë ndodhi në datën 8 janar, ku unë isha dëshmitare brenda kësaj godine, kishte thirrje për dhunë, kishte ulërima jashtë njerëzish që sigurisht nuk ishin demokratë, por mercenarë të paguar të cilët kërkonin të na tërhiqnin zvarrë. Kjo ishte një ditë e trishtë për Partinë Demokratike, kjo ishte një ditë e trishtë për demokratët.

Fatmirësisht mbrapa asaj dite ka pasur shumë anëtarë të degës time të cilët më kanë telefonuar të shqetësuar, janë ndierë të prerë në besë nga Sali Berisha që i solli atë ditë në oborrin e PD-së për t’u përplasur me demokratët”, tha ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko