Nuk kanë kaluar as 24 orë nga betimi i saj në krye të bashkisë së
Durrësit dhe kryetarja e re Valbona Sako ka nxjerr një urdhër për të
gjithë punonjësit e saj.

Sipas këtij urdhri, ditën e shtunë, punonjësit e Bashkisë së Durrësit
do të dalin në punë me një qëllim të vetëm, pastrimi i qytetit.

Njoftimi

Nesër bashkia dhe ndërmarrjet ndihmëse janë në ditë pune me qëllim
pastrimin e qytetit, i cili fillon në 08.00 me këte plan veprimi:

1- Ndërmarrja Rruga me fadrromat do të jetë në Kampusin e Universitetit, tek ish Këneta, Durrësi i ri
2-Ndërmarrja Komunale Plazh do të jetë nga Ura e Dajlani deri në Plepa, bashkë me administratën
3-Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës do të jetë nga Ura Dajlanit, Stacioni
Trenit, Shëtitorja Taulantia deri në Currila bashkë me administratën.
4-Pallati i Sportit, Pallati i Kulturës dhe Biblioteka tek Stadiumi.
5- Arsimi (Kopshte, Cerdhe) do të jetë tek Spitali nga mbrapa.
6- Zjarrfikëset do të jenë në plazh nga ura Dajlanit deri në Plepa.
7-Administrata e Bashkisë Durres do të jetë nga sheshi Taulantia deri në Currila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re