Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka deklaruar se mazhoranca nuk e ka bojkotuar Komisionin Hetimor për koncesionet ne shëndetësi.

Në një komunikim për mediat, ai i bëri thirrje kryetares së Komisionit, Albana Vokshi që të shërbejë me standard parlamentar.

“Këtu ka mungesa respekti nga ana e kryetares. Ajo duhet të kthejë rrugë dhe mos vazhdojë me pozicionin e saj që është tërësisht në konflik interesi” tha Koci.

Petro Koçi: Është një sjelle artificë që synon që të krijoje perceptimin në publik se janë deputetët e mazhorancës që po pengojnë zhvillimin dhe funksion imin e punimeve të këtij komisioni.

Ekspertet po punojnë për planin dhe gjykojmë se kryetarja e këtij komisioni duhet të bashkëpunojë me gjithë kryesinë e këtij komisioni që veprimtaria të normalizohet

Ky nuk është bojkot. I thërrasim ndërgjegjes së kryetares të komisionit që ti shërbejë me standard parlamentar detyrës që ka marrë përsipër me vendim të parlamentit. Ne jemi të dedikuar për veprimtarinë normale të këtij komisioni, por kryetarja mendon se është një komandante.

Këtu ka mungesa respekti nga ana e kryetares. Ajo duhet të kthejë rrugë dhe mos vazhdojë me pozicionin e saj që është tërësisht në konflik interesi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re