Ndërkohë që në Vlorë pritet të nisë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha një incident është shënuar mëngjesin e sotëm.

Mësohet se pak para nisjes së procesit të vaksinimit kryvaksinuesit Piro Begaj i ka rënë të fikët.

Ai është shoqëruar me një autoambulancë drejt Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërkohë që pritet të mësojmë më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Pas Tiranës, procesi i vaksinimit nisi në Shkodër, ndërsa sot është zhvendosur edhe në Vlorë.

Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re