Një operacion i rrallë dhe i suksesshëm është zhvilluar sot në spitalin e Mitrovicës, në Kosovë.

Bëhet me dije se mjekët i kanë hequr një masë tumorale prej 15 kg një pacienti 65-vjeçar.

“Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh, i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë. Pacientit të moshes 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kg në vendin e ngjitjes se zorreve, përgjatë murit të barkut. Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve.”, shkruan spitali në njoftimin e tij.

Gjithashtu bëhet me dije se gjendja shëndetësore e pacientit paraqitet e qëndrueshme.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re