Kryqi i Kuq konfirmoi se 6 milionë dollarë që planifikoheshin të përdoren në luftën kundër epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore, janë vjedhur me mashtrime dhe korrupsion. 
Në një deklaratë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC) thuhet se janë verifikuar rezultatet e hetimeve të brendshme të publikuara më 20 tetor.
Sipas hetimeve të brendshme të IFRC-së lidhur me 124 milionë dollarët të cilët parashikoheshin të përdoren në luftën sëmundjes së Ebolas e cila shkaktoi vdekjen e më shumë se 11 mijë personave në periudhën 2014-2016 në Sierra Leone, Liberi dhe Guine, 2.13 milionë dollarë janë vjedhur me mashtrime dhe korrupsion nga personeli i Kryqit të Kuq dhe nga punonjësit e një banke në Sierra Leone, transmeton (AA).
Mashtrimet e kryera nëpërmjet “çmimeve të fryera të produkteve të ndihmës, listës së pagave dhe pagesës së vullnetarëve” kanë kushtuar 2.7 milionë dollarë kurse në korrupsionet e kryera në shërbimet doganore në Guine janë vjedhur të paktën 1.17 milionë dollarë./tv.sh/
Dy hetime tjera lidhur me korrupsionet ende janë duke vazhduar.
IFRC do të vazhdoë ndjekjen e fondeve
Kryetari i delegacionit të IFRC-së në Sierra Leone, Paul Jenkins tha se IFRC do të vazhdojë mbikëqyrjen e fondeve të dhëna në këtë rajon.
Zv/sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Dr. Jemilah Mahmood tha se nuk duhet të anashkalohen përpjekjet e mijëra vullnetarëve dhe të punonjësve në luftën kundër Ebolas për shkak të këtyre korrupsioneve. Ai tha se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për rikthimin e këtyre fondeve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re