Siguria e jetës në ndeshjet e futbollit shqiptar është një problem i vazhdueshëm. Shumë klube nuk kanë jo vetëm mjetet por shpesh edhe mjekët në rast të aksidenteve në fushë. Ka qënë kjo arsyeja që një nga rregullat që duhet të përmbushte klubi vendas gjatë zhvillimit të një ndeshje ishte edhe sigurimi i autoambulancës, sëbashku me mjekun dhe mjetet e nevojshme për çdo rast.

Por sot FSHF ka hedhur një hap më tepër në këtë aspekt pasi me Kryqine  Kuq Shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje për ‘’shtimin’’ e forcës së mjekëve në zhvillimin e ndeshjeve.

Marrëveshja është nënshkruar nga Armando Duka, president i FSHF-së dhe presidenti i shoqatës së Kryqit të Kyq Shqiptar, Ylli Alushi në zyrat e kësaj të fundit.

Marrëveshja konsiston në bashkëpunimin në fushën e dhënies së ndihmës së parë në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por jo vetëm. Edhe në ndeshjet e Kombëtareve, meshkuj dhe femra, vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar do të japin ndihmën e parë, duke sjellë më shumë siguri në terrenet tona sportive gjatë zhvillimit të ndeshjeve./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re