Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), për arsye humanitare ka hequr përkohësisht ndalesën e udhëtimit për bashkëshorten dhe 2 fëmijët e Muammar Gaddafit, liderit të rrëzuar libian që u vra në vitin 2011.

Komiteti i Sanksioneve të KS-OKB-së për Libinë, për arsye humanitare ka marrë vendim që të heqë deri më 31 maj 2022 ndalesën e udhëtimit për Safia Farkash Al-Barassi, bashkëshorten Gaddafit si dhe për vajzën Aisha Muammar Muhammad Abu Minyar Gaddafi dhe djalin e tij Mohammed Muammar Gaddafi.

Pas heqjes së ndalesës së udhëtimit bashkëshortja dhe 2 fëmijët e Gaddafit mund të udhëtojnë pa kufizime gjatë kësaj periudhe.

Komiteti i Sanksioneve të KS-OKB-së për Libinë, për arsye humanitare bën disa përjashtime në disa periudha për 3 emrat në fjalë ndaj të cilëve që prej vitit 2011 zbatohen ndalime të udhëtimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re