Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ka zgjatur për gjashtë muaj mandatin e misionit të Forcave Paqeruajtëse në Qipro (UNFICYP).

KS-OKB, në mbledhjen e sotme votoi për zgjatjen e mandatit të UNFICYP e cila skadon në fund të këtij muaji.

Këshilli në mënyrë unanime e zgjati mandatin e misionit paqeruajtës deri më 31 korrik të vitit 2018, raporton aa.

UNFICYP është një ndër misionet e OKB-së me kohëzgjatje të veprimit më të gjatë, e cila që nga viti 1964 vepron në këtë ishull, ndërsa çdo gjashtë muaj i zgjatet mandati.

Në vendimin e pranuar në Këshill gjithashtu është kërkuar nga Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, që deri më 15 qershor të prezentojë një raport në KS-OKB për progresin e zgjidhjes së çështjes së Qipros. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re