Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) zgjati edhe një vit kompetencat e tij për të ushtruar kontroll nga vendet anëtare për anijet që dyshohet se shkelin embargon e armëve të zbatuar ndaj Libisë.

KS-OKB rinovoi rezolutën e cila njeh mundësinë për të kontrolluar në det të hapur shkeljet e embargos së armëve kundrejt Libisë që nga viti 2016 e deri më tani.

Sipas kësaj, është zgjatur edhe një vit kompetenca për ushtrimin e kontrollit nga vendet anëtare ndaj anijeve që dyshohen se shkelin embargon e armëve.

Shkeljet e embargos së armëve ndaj Libisë në Mesdhe, mbështeten edhe nga operacioni “Irini” i zbatuar nga Bashkimi Evropian.

Operacioni “Irini” filloi më 31 mars 2020 pas Konferencës së Berlinit me temë Libinë.