Dy persona janë proceduar penalisht në Ksamil pas aksionit të policisë me qëllim lirimin e hapësirave publike nëpër plazhe. Mësohet se ata kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadrat dhe
shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Si rezultat, u sekuestruan 152 çadra dhe 412 shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re