TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha për të “shëruar plazhet e dhunuara”.
Ai mori shembullin e plazhit në Ksamil, i cili sipas tij ka rënë pre e privatëve abuzivë.
Sipas tij, ky plazh nuk do jetë më privat dhe nuk do tolerohet tejmbushja me atë dendësi, që ka ndodhur këtë sezon.
“E dyta që dua të theksoj, duke e lidhur me atë që tha se me numrin dhe cilësinë, është se kemi standard tjera sot në turizëm në krahasim me nga jemi nisur dhe këtu kam parasysh operatoret turistikë të cërkuar, udhërrëfyeset turistikë të certifikuar që janë rreth 100 mijë, akomodimin, dhe të gjithë sistemin e administrimit të plazheve. Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo ku kemi pasur afro 70 mijë vizita të realizuar në qendrat shëndetësore të posaçme, që hapen për sezonin. Kemi probleme dhe sfida që nuk presim për t’u adresuar.
Po e filloj me plazhet e dhunuara. Sipas meje, kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit. Është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Ne do shërojmë plazhet e dhunuara. Do ua heqim nga dora privatëve. Plazhi i Dhërmiut nuk ka më nevojë për të vendosur çadra me muzikë dhe për të hedhur ujërat e zeza në det.”, tha Rama.
