Ksamili prej kohësh është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas dhe të huaj falë bukurive dhe plazheve magjepsëse.

Në qytetin më të famshëm të reklamave për herë të parë Ksamili është shfaqur në Times Square, në zemër të  Nju Jorkut.

Nga pamjet e publikuara në video, promovohen bukuritë e Ksamilit. Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama.

E fundit nga mediat e huaja qa ka vlerësuar plazhet shqiptare, ishte revista e njohur amerikane Travel of Path, që i dedikoi një artikull.

Media e huaj rekomandonte vendit tonë duke shkruar se Shqipëria duhet të jetë me patjetër në listën e udhëtimeve të çdo vizitori jo vetën për bukuritë natyrore, por edhe për shkak të kostos së ulët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re