Për Shqipërinë lexuan për herë të parë në internet dhe nuk nguruan të niseshin drejt saj.

Nadia dhe Aleksi një çift gjerman po pushojnë në Ksamil këtë fund maji së bashku me fëmijët e tyre të vegjël.

Po e shijojmë shumë. Erdhëm këtu sepse lexuam që Ksamili kishte plazhet më të bukura në Shqipëri. Vende te tilla nuk kemi në Gjermani”, ka thënë ajo.

“Ksamili duket shumë si në Meksiko, uji kaq i kthjellët edhe i pastër njësoj si në Karaibe”.

Ndalesa e tyre vjen pas një turi neper Europë. Para Ksamilit kane vizituar edhe disa qytete te tjera.

Do të qëndrojmë këtu për 4 ditë dhe 4 net.. është ndalimi jonë i tretë këtu, në ishim në Krujë në Gjirokastër dhe këtu ne Ksamil”.

Kemi 5 jave që udhëtojmë, ndaluam edhe në Shqipëri, ne po na pëlqen kaq shumë këtu sa po mendojmë të kthehemi sërish, për pushime verore”, shprehet ndër të tjera vizitorja gjermane.

Përveç natyrës janë të befasuar edhe nga sjellja e njerëzve.

Shqiptarët janë njerëz kaq të ngrohtë nuk e prisnim gjithë këtë miqësi edhe mikpritje. Ne udhëtojme me fëmijët dhe njerëzit vijnë i përqafojnë i puthin janë njerëz shumë miqesore”, shprehet një turist.

Sezoni veror ende nuk është çelur zyrtarisht dhe koha nuk ka qene e qëndrueshme e megjithatë Ksamili prej javësh pret e përcjell turistë nga anë e kënd botës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re