Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka zyrtarizuar Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut.

 

Mandati i presidenti të ri nis të dielën, më 12 maj, në një seancë solemne të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

 

Presidenti i ri, Stevo Pendarovski, pas marrjes së certifikatës së zgjedhjes në krye të shtetit tha se do të punojë për të mirën e vendit, ndërsa theksoi se si prioritet do të ketë dekretimin e ligjeve që kanë lënë zvarrë procesin e reformave, meqë presidenti në largim, Gjorge Ivanov kishte refuzuar t’i firmos për shkak se mbanin emrin “Maqedonia e Veriut” të cilin ai nuk e kishte pranuar.

 

Pendarovski tha se në kabinetin e tij nuk do të ketë revanshizëm politik, por se ata që kanë gabuar do të përgjigjen para drejtësisë.

 

Në inaugurimin e presidentit të ri do të marrin pjesë presidentë e zyrtarë të lartë të më shumë shteteve, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisl, Aleksandar Vuçiç.

 

Në balotazhin më 5 maj, Stevo Pendarovski, kandidat i partive të koalicionit qeveritare të udhëhequr nga LSDM-ja, fitoi ndaj kandidates nga opozita, Gordana Siljanovska-Davkova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re