Një 11-vjeçar mbeti i plagosur rëndë mesditën e kësaj të premteje në aksin Shkodër – Velipojë.
Sipas policisë i mituri u përplas nga një makinë, sapo zbriti nga autobuzi. Aksidenti ndodhi ne zonën e Bërdicës në Shkodër rreth mesdites.
Mësohet se i mituri sapo kishte perfunduar mësimin dhe po shkonte për në shtëpi kur u godit nga mjeti tip benz.
11 vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit një 31-vjeçar.
