Nxënësve në Kinë u është kërkuar që të mbajnë “kapele të gjata një metër” në mënyrë që të mbajnë distancë fizike nga shokët e tyre të klasës. Ata janë kthyer në ditën e tyre të parë të shkollës që pas izolimit tre mujor të shkaktuar nga koronavirusi.

Një video e filmuar në një nga klasat në Kinë, duken nxënësit që mbajnë vënë kapele të bëra në shtëpi të cilat kanë zgjatime në të dyja krahët në mënyrë që të garantojnë distancën e duhur në këtë kohë kur virusi mund të jetë ende “nëpër këmbë.”

Ideja e kapelave 1 metra u sygjerua nga shkolla fillore Yangzheng në Hangzhou, provinca Zhejiang në Kinën Lindore.

Drejtori i shkollës, me mbiemrin Hong, u shpreh se kapelet mund t’i ndihmojnë nxënësit që të mbajnë distancën sociale dhe fizike me njëri-tjetrin.

Ai tha në një konferencë për shtyp: Në i inkurajojmë nxënësit tanë që të vendosin këto kapele në mënyrë që të rrinë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit.

Mësuesit u kërkuan fëmijëve që t’i bënin kapelet në shtëpi bashkë me prindërit përpara se të ktheheshin në shkollë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re