Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit njoftoi se 38 fëmijë azerbajxhanas të cilët mbaheshin në burgje dhe jetimore të Irakut janë kthyer në vend.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se sjellja e fëmijëve në vend u realizua si rezultat i përpjekjeve të koordinuara dhe me faza të qeverisë së Azerbajxhanit.
“Fillimisht u përcaktuan vendndodhjet e fëmijëve. Më pas atyre iu dhanë dokumentet e kthimit dhe biletat e fluturimit si dhe u bënë ekzaminime paraprake mjekësore dhe psikologjike nga autoritetet e dërguara në Bagdad”, thuhet në deklaratë.
Thuhet se fëmijët janë sjellë në Azerbajxhan nga rruga Bagdad-Stamboll-Baku.
Deri më tani nga Iraku janë sjellë në vend 288 shtetas të Azerbajxhanit, 286 prej të cilëve janë fëmijë dhe 2 gra.
