Kthehen rreshjet e bores ne juglindje te vendit. Ne aksin Korce Dardhe jane regjistruar 10 cm bore, ndersa ne Voskopoje, Qafen e Qarrit e Kapshtice rreshjet kane qene me te uleta me rreth 5 cm bore.

 

Burime zyrtare nga Sektori Rajonal Rrugor ne Korce bejne te ditur se firmat e kontraktuara kane qene ne terren per te kryer pastrimin e kriposjen e akseve, duke bere te mundur qe te mos kete me asnje problematike ne qarkullim ne te gjitha akset e juglindjes perfshi edhe aksin e Dardhes.

 

Prefekti i qarkut te Korces Dhori Spirollari ben te ditur se ka probleme me energjine elektrike ne njesine administrative Lekas dhe dy fshatra te njesise administrative Lavdar dhe Krushove, por gjithashtu pa energji elektrike jane edhe disa fshatra te Gores ne Maliq.

 

Trashesia e bores eshte me e madhe ne zonat malore mbi 1000 m, por nga institucioni i prefektit behet e ditur se nuk jane paraqitur probleme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re