Kanë qenë pajisjet më të dëshiruara në vitet ’90 dhe duket se kasetat janë kthyer sërish.
National Audio, kompania e vetme në Amerikë që i prodhon, thotë se po i mbaron shiriti dhe i ka ngelur vetëm për një vit tjetër prodhimi.

Presidenti i kësaj kompanie, Steve Stepp thotë se do të ndërtojë një linjë prodhimi shiritësh magnetikë në mënyrë që të plotësojë kërkesat që ka për kaseta.

“Do të nisim prodhimin e kasetave më të mira që janë krijuar ndonjëherë. Do të jenë të ngjashme me kartat e bankës”, tha Stepp për “The Wall Street Journal”.

Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se kasetat nuk përdoren më, ka persona shumë të interesuar për to. Lee Rikard, bashkëthemelues i studios Burger Records, shpjegon: “Muzika tingëllon ndryshe në kaseta, ashtu siç duhet. Kasetat janë kompakte, koleksionohen dhe janë të lira. Gjithashtu, duke e blerë, mbështet dhe artistin”.

 

Previous article Haradinaj takon Ruçin, kërkon që marrëdhëniet mes dy vendeve të kenë më shumë përmbajtje

Next article Rumania shpërthen në protesta kundër reformave gjyqësore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re