Skip to content

“Kthehen” viktimat e koronavirusit/ Arkëmortet me trupat e 12 shqiptarëve mbërrijnë nga Italia

Kanë mbërritur këtë të premte në Portin e Durrësit, arkëmortet e12 shqiptarëve që humbën jetën në Itali nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

 

Ata u nisën nga Porti i Barit gjatë mëngjesit me tragetin marina, ndërsa pamjet dramatike u publikuan dhe nga mediat italiane.

 

12 trupat e pajetë pas mbërritjes në Durrës u transportuan me tetë makina funerale drejt familjeve të tyre per tu dhene lamtumiren e fundit.