Skip to content

“Kthehet” dimri/ E diela një ditë me reshje të forta, ja parashikimi i sinoptikanëve

Ashtu siç ishte parashikuar, e shtuna e 6 qershorit ka rikthyer motin e freskët me temperatura më të ulëta. Sot moti u karakterizua nga vranësira shoqëruar edhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar.

Reshjet u shoqëruan në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht kishte edhe breshër.

Po kështu edhe për ditën e diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët. Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.