Rruga kryesore në vend ajo Tirane – Durrës i është rikthyer normalitetit, pas përmbytjes që pësoi dy ditë më parë.
 
Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja asket e rrugës. Ndërsa siç shihet edhe nga këto pamje punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur riparimin e dëmeve tek trafikndarëset.
 
Dy ditë pas përmbytjes së pazakontë të këtij segmenti ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që shkaktuan këtë situatë të pazakontë.
 
Tashmë pas kthimit në normalitet problemi i më i madh janë dëmet e shkaktuara tek biznesit, të cilat llogariten në dhjetëra mijëra euro.
 
Duket e vështirë që sipërmarrësit më të mëdhenj që operojnë në këtë segment rrugor t’i rikthehen shpejt normalitetit. Dëmet janë kolosale dhe biznese të veçanta vështire të marrin vetën edhe për një muaj.
 
Rreziku i përmbytjeve në rang vendi ende nuk ka kaluar. Kreu i emergjencave Shemsi Premci thotë se vëmendja është fokusuar në jug. Pas përfundimit të kësaj faze më pas do të  mund të flitet për llogari dëmesh në autostrade, por edhe ne rang kombëtar.
 
Ky është viti i dytë radhazi që segmenti më i rëndësishëm Tiranë – Durrës përmbytet, por bizneset thonë se nga dëmet e një viti më parë ata nuk kanë përfituar dëmshpërblim. Ndaj mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i qeverisë ndaj atyre që janë motori i ekonomisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re