Skip to content

Kthehet në Shqipëri kushdo që del pozitiv, Greqia shton masat për të mbrojtur policinë kufitare nga koronavirusi

Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare të kryhet para kontrollit të pasaportave.

Gjatë një vizite në Janinë, zv ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalia tregoi se kjo masë ndërrmerret për të mbrojtur stafet e policëve kufitarë, raporton gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj.

Pritet që shumë shpejt, shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejne testin e Covid-19. Kjo do të ndihmojë që efektivët e policisë mos të bien në kontakt me të infektuarit me CoronaVirus.

Në rast se personi del pozitiv rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa pasur kontakt ne efektivët e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb