Kjo është historia e një të riu me emrin Monty, i cili ishte djali i trajnerit të kuajve, i cili shkonte në stalla, pista garash, ferma, stërvitje kuaj.

Si rezultat, karriera e shkollës së mesme të djalit u ndërpre vazhdimisht.

Një ditë në këtë shkollë atij iu kërkua të shkruante një letër për atë që donte të bëhej në jetën e tij kur të rritej. Atë natë djali shkroi një letër me shtatë faqe ku përshkruante qëllimin e tij për të pasur një fermë kuajsh.

Ai e shkroi ëndrrën e tij në detaje dhe madje vizatoi diagramin e një ferme prej 200 hektarësh dhe të gjitha gjërat që do të përfshinte në fermën e tij si ndërtesa, pista etj. Ai vizatoi planimetri të detajuara për gjithçka që ëndërronte të zotëronte një ditë.

Të nesërmen ai ia dorëzoi këtë projekt mësuesit të tij. Pas dy ditësh ai mori letrën e tij me notën “4” sipër. Mësuesi i kërkoi që ta takonte pas orës së mësimit.

Pasi mësimit djaloshi Monty shkoi të takonte mësuesin dhe e pyeti: “Pse mori “4”?

Mësuesi tha: “Kjo ëndërr është shumë joreale, pasi të duhen shumë para për të blerë tokë, për të paguar kuajt dhe më vonë për gjëra të tjera për t’u paguar. Ju nuk keni para. Nuk ka asnjë mënyrë që ju mund ta bëni atë ndonjëherë. Shkruani qëllimin më realist dhe unë do të rishqyrtoj notën tënde.”

Atë ditë djali mendoi shumë për këtë dhe më pas shkoi te babai i tij se çfarë të bënte. Pasi e dëgjoi problemin e tij, babai i tij u përgjigj: “I dashur bir, ky është vendimi yt dhe duhet të vendosësh për këtë pasi është e rëndësishme për ty”.

Pas një jave kur djali dorëzoi përsëri letrën, ai dha të njëjtën letër që dha më parë pa bërë asnjë ndryshim në të duke thënë në fund: “Ti mund ta mbash “4”-ën tënde dhe unë do ta mbaj ëndrrën time”.

Vite pasi mësuesi i së njëjtës shkollë shkoi në një ekskursion me 30 fëmijë për të parë në ferma për një javë. Në rrugën e tyre ata mbërritën në afërsinë e një ferme të madhe me ndërtesa dhe makineri që rrethonin një shtëpi të madhe. Për habi, ishte ferma e të njëjtit djalë, të cilit një herë ai i vuri “4” në provim.

Por duke kuptuar se çfarë bëri në atë kohë para se të largohej nga ferma, ai tha: “Shiko Monty, mund t’jua them këtë tani. Kur isha mësues, isha vjedhës ëndrrash dhe ua bëra këtë shumë fëmijëve, ngaqën ndjehesha i dështuar për veten time. Fatmirësisht ju kishit mjaftueshëm guxim për të mos hequr dorë nga tuajat.”

Mësimi i parë:

Mos i çoni për miratim ëndrrat. Mbajini ato të fshehta në zemrën tuaj, sepse shumica e njerëzve atje jashtë janë vjedhës ëndrrash, ata më shumë do t’ju pengojnë sesa ndihmojnë me realizimin e ëndrrës tuaj. E nëse nuk do të mund t’ju vjedhin ëndrrën ata do t’ju vjedhin kohën.

Mësimi i dytë:

Universi nuk pranon ëndrra të mjegullta. Universi pranon ëndrra të detajuara mirë, ndaj shikojeni ëndrrën tuaj me sytë e mendjes, dëgjoni çfarë zërash vijnë kur jeni brenda saj,  kushtoni vëmendje çfarë prekni e çfarë arome nuhatni dhe çfarë ndjesish keni kur hyni brenda saj. Me detaje të hollësishme. Atëherë dhe vetëm atëherë do të bëhet e juaja.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re