Kreu i PD Lulzim Basha eshte acaruar me gazetarët jashtë selisë së Partisë Demokratike, ku edhe zhvilloi një prononcim të shkurtër për shtyp.

Teksa gazetarët po e drejtonin nga kamerat, kreu i PD-së me ironi shtoi se duhej të kthehej ai nga kamerat dhe jo e kundërta, ndërsa nuk la pa komentuar dhe temperaturat e larta.

Meqë e doni kështu, po kthehem unë nga kamerat. Mos jeni pjekur shumë se filloi dhe dielli tani”, tha Basha?

Më pas gazetarët tentuan që t’i bëjnë pyetje, por ai nuk i lejoi duke u shprehur i prerë.

Teksa njëra nga gazetaret u përpoq që t’i bëjë një pyetje, ai iu kthye: “1 sekondë se nuk e kam mbaruar deklaratën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re