Meterologu Hakil Osmanaj nga MeteoAlb:

Fundjava do të mbetet me mot të qëndrueshëm, mund të ketë reshje të pakta shiu në zonat jugore të vendit.

Pritet që edhe java që vjen kryesisht të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta më të fokusuara në zonat malore. Sa i përket temperaturave të ajrit pritet që të kthehen në normaliet duke u rritur. Vlerat minimale në zonat malore të regjistohen deri në 3-4 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale do të jenë deri në 24 gradë celcius në ultërsirën perëndimore.

Sa i përket reshjeve të shiut, ky fillim jave paraqitet me mungesa të reshjeve të shiut, mund të ketë vetëm të pakta dhe që më pas do ua lënë vendin kthjellimeve. Reshjet e dëborës nuk do të jenë të pranishme këtë javë pasi paraqitet një rritje e temperaturave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re