Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të kthejë sot në Kuvend ligjin për “Tregjet e Kapitalit”. Kreu i Shtetit ka renditur disa arsye lidhur me këtë veprim, por ndër më kryesoret sipas tij është mospërmbushja e parakushteve për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit.

Meta e vë theksin tek adresimi i standarteve të dobëta të qeverisjes së korporatave. “Shqipëria do të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe jo funksionale dhe prandaj marrja e masave rregullatore është thelbësor,” shkruhet në raportin e nxjerrë nga Kreu i Shtetit.

Meta gjithashtu i ka “tërhequr veshin” deputetëve, duke e quajtur shqetësues procesin e dobët të ligjbërjes: “Në mënyrë të përsëritur kam evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve, sidomos referuar harmonizimit të projektligjeve që shqyrtohen dhe miratohen me normat ekzistuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.

Raporti i plotë i Metës 

Arsyet e kthimit te ligjit nr. 62

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re