Edhe kreu demokrat Basha e ka lexuar qëndrimin befasues të Xhisielat Malokut, e cila mohoi që të ishte ushtruar dhunë mbi të nga Rrexhep Rraja, si një tregues i presionit mbi të.

“Është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë!Xhisiela e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.Rrahman Rraja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Basha në FB.

Shtetasja Xhisiela Maloku foli në Open dhe Opinion, ku sqaroi se denoncimet e saj ndaj djalit të deputetit ishin bërë nga xhelozia.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re