Hetimet për vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë, nënën fëmijësh, ekzekutuar gjatë një prite në errësirë, siç u tha, nga një grup grabitësish, kanë marrë një kahje tjetër.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e tij, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Dyshohet se vrasja është porositur pikërisht nga ky i fundit, gjë që e bën akoma dhe më të rëndë këtë krim.

Si autor i vrasjes është arrestuar Granit Plava, i cili pra ka rrëfyer në Polici porosinë që ka marrë nga Naimi për t’i ekzekutuar të shoqen, kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh.

Më herët, Naimi kish thënë në Polici se e shoqja ishte vrarë gjatë një grabitjeje nga dy persona.

Behgjet Pacolli, reagoi ndaj këtij zhvillimi të ri, duke shkruar:

“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re