Gjatë gjithë ditës moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira afatshkurtër, kryesisht në veri dhe lindje të vendit, ndërsa më pak të rrezikuara, janë zonat qendrore e jugore.

Megjithatë, temperaturat janë ulur 2°C në mëngjes; rënia vijon edhe në mesditë kur pritet që të arrijnë maksimumi 23-24°C.

Europa vijon me kthjellime dhe vranësira në veri dhe perëndim të saj; po ashtu vijojnë reshjet në zonat qendrore, ndërsa reshje më të pakta dhe të përkohshme do të ketë Europën lindore e jugperëndimore.

Temperaturat në kontinent do të vijojnë të larta, me vlerat maksimale që do të kapin mbi 34 °C në pjesën lindore, ndërsa në atë jugperëndimore dhe rajonin mesdhetar do të mbeten konstante.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re