Rrëfimet e fundit të Xhisiela Malokut në disa emisione televizive kanë shokuar jo pak opinionin.

 

Vajza 25 vjecare e cila sipas organit të akuzës është dhunuar nga djali i deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja ka dhënë dëshmi kontradiktore ditë pas ditë.

 

Deklaratat në polici, pastaj në prokurori e më tej përgjigje të ndryshme në emisione të ndryshme kanë futur në qorrsak cështjen gjyqësore në fjalë por në mënyrë të vecante vetë vajzen.

 

Ndonëse ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja, vetë Xhisiela në daljet e fundit për mediatr e ka mohuar këtë gjë, duke thene se deklaratat e saj të para ishin jo të vërteta dhe se denoncimin ndaj 24 vjecarit e kishte bërë nga xhelozia meqë ai ishte larguar me pushime me një vajzë tjetër. Xhisiela Maloku vajza e diplomuar për Shkenca Politike mohoi të ishte përdhunuare madhje mohoi edhe të ishte rrahur. “Me ka goditur vetëm një herë me shpulle”, u shprej ajo në emisionet televizive duke treguar se këto ishin gjëra krejt normale që kishin ndodhur ne marrëdhenien e tyre të dashurisë.

Ajo quajti normale edhe djegiet me cigare ne trup duke preetenduar se këto shenja i ka edhe vetë Rexhepi dhe se këto veprime i bënin kur ishin të mërzitur me njeri-tjetrin.

Kthesa 360 gradë e rrëfimit të Xhisieles ka shokuar të gjithë gazetarët dhe qytetaret që kishin pritshmeri të kuptonin rrëfimin e thelle të Xhisieles mbi dhunën e ushtruar nga djali i deputetit që pikërisht mbi bazën e gjetjeve të prokurorisë po hetohet për përndjekje dhe dhunë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re