Boris Johnson u ka thënë kolegëve të kabinetit se
emigrantët e paligjshëm që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për më
shumë se 10 vjet duhet të lejohen të qëndrojnë në vend.
Sekretari i Jashtëm beson se plani i amnistisë për t’i dhënë popullit
statusin ligjor, do të thotë se ata mund të fillojnë të punojnë në
mënyrë të ligjshme dhe të kontribuojnë me të ardhurat tatimore.
Johnson kishte propozuar fillimisht amnistinë gjatë fushatës së
referendumit, por në një mbledhje të komitetit të kabinetit të kryesuar
nga Theresa May, ai ripohoi planin.
Në qershor ai i u shpreh: “Unë nuk jam vetëm pro imigrimit, unë jam
edhe pro emigrantëve. Dhe unë jam në favor të një amnistie të
emigrantëve të paligjshëm që kanë qenë këtu për më shumë se 12 vjet, të
paaftë për të kontribuar në këtë ekonomi, të paaftë të paguajnë taksat,
të paaftë për të marrë pjesë në shoqëri.
“Unë do t’ju them pse. Sepse është gjëja më humane për të bërë, është gjëja ekonomikisht racionale. ”
Zyra për Përgjegjësi Buxhetore parashikoi se Britania e Madhe do të
pësonte një rënie buxheti prej 122 miliardë paund nga kjo shifër, tha se
16 miliardë paund do të jetë rezultat i emigracionit në rënie.
Nebi Xhomaqi / SCAN Burimi: Independent
