Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit parlajmëron protestë sot në 19:30. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në FB të Aleancës, pretendohet se po rrethohet prona dhe do fillojnë punimet.

Njoftimi nga Aleanca për Teatrin:

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!

Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!

Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!

#duamdrejtesi

#jetojmeperliri

Ndërkohë shpërndau një njoftim për mediat se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së re njësoj si ajo e shembur, ndërsa mbështetje kanë edhe nga forumet e Partisë Demokratike.

Më pas, Aleanca do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një tubim në orën 19:30. Ende nuk dihet se cili është plani për tubimin.

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili.