Qeveria britanike bën një hap pas në kërcënimin lidhur me
emigracionin dhe sqaron që të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian
do të ruhen. Ministri i ri i Brendshëm Priti Patel, muajin e kaluar
kishte njoftuar se liria e qarkullimit do të pushonte menjëherë ditën
pas Brexit, me 31 tetor, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët
europianë.

Qendrim ii Patel binte në kontrast direkt me pozicionin e hapur të
kryeministrit Boris Johnson, që kishte thënë disa herë se qytetarët e
Bashkimit Europian “janë të mirëpritur”.

Njoftimi i Patel binte në kundërshtim edhe me rregullat e rakorduara
me Bashkimin Europian që parashikojnë një periudhë tranzicioni për
lirinë e lëvizjes.

Përballë reagimeve të shumta lidhur me këtë qendrim, tashmë Ministria
e Brendshme ka ndryshuar ton dhe ka saktësuar se qytetarët e Bashkimit
Europian që do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe para 31 dhjetorit 2020,
do të kenë të drejtë për të qendruar 3 vite.

Rregullat e reja

Qarkullimi i  lirë i personave do të zëvëndësohet nga një “leje
qendrimi e përkoshme”që qytetarët e Bashkimit Europian do të duhet të
kërkojnë. Por para se të marrin lejen e qendrimit, qytetarët e BE-së do
t’i nënshtrohen kontrolleve më të ashpra lidhur me precedentët penalë.

“Synojmë të marrim kontrollin e kufinjve. Kontrollet do të jenë të
forta për t’i ndaluar kriminelët që të hyjnë në Britaninë e Madhe dhe në
ardhmen do të kemi një sistem emigracionit të bazuar mbi talentin dhe
aftësitë e personave dhe jo nga vendi i origjinës”është shprehur Patel.

Ministria e Brendshme ka saktësuar se deri në fillim të vitit 2021
nuk do të jetë detyrim për punëdhënësit dhje pronarët e pasurive të
paluajtshme që të jenë të detyruar që të verifikojnë të drejtën e
qendrimit të punëtorëve apo atyre që u kanë dhënë godina me qira për
banim.

Marrë me shkurtime nga Ilsole24ore/Përshtati në shqip: SCAN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re