Pasditja e sotme pritet të sjellë surpriza të pakëndshme për të gjithë qytetarët, që vijojnë të shijojnë ende pushimet në plazh.

“Meteoalb” parashikon një pasdite të trazuar, me rrebeshe shiu dhe shtrëngata, në zonat qendrore dhe jugore. Ndërkohë, po sipas “Meteoalb”, gjatë natës do të ketë forcim të erës në bregdet, duke sjellë kështu trazim në brigjet detare.

“Oret e pasdites sjellin rrebeshe shiu ne zonat qendrore dhe jugore,
here pas here ne forme shterngatash. Parashikohet qe gjate nates te kete
forcim te eres ne bregdetin e jugut me shpejtesi deri ne 60 km-h duke
sjelle trazim ne brigjet detare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, kjo situatë nuk pritet të zgjasë shumë, pasi ditët e para
të shtatorit pritet të jenë të ngrohta dhe me temperatura deri në 33
gradë Celsius.






Previous articleNxehtë edhe në Shtator, ja kur nisin rreshjet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re