Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka reaguar sot pas mosdekretimit nga Presidentit, të ligjit për Kadastrën. Në një dalje për mediat, Lame tha se kjo dëmton shumë qytetarë që presin të regjistrojnë pronat e tyre, duke i kujtuar Presidentit se edhe godina ku ai sot shërben, apo ka shërbyer dikur janë pa çertifikatë pronësie.

Lame: Presidenti i Republikës nuk dekretoi dhe ktheu për rishqyrtim ligjin për Kadastrën. Zoti Ilir Meta është sot President i Republikës, por godina e Presidencës e ndërtuar në 1959 edhe sot e gjithë ditën nuk ka çertifikatë pronësie.

Përpara kësaj Ilir Meta ka qenë kryetar i Kuvendi, por edhe salla ku mblidhet kuvendi nuk ka çertifikatë pronësie.

Ca më parë akoma Meta ka qenë ministër i Jashtë, por edhe ministria e Jashtme nuk ka çertifikatë pronësie. Meta ka qenë edhe kryeministër, por edhe godina e kryeministrisë nuk ka çertifikatë pronësie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re