Një firmë robotike ka zhvilluar një pajisje teknologjike e cila është e programuar për një kthim të sigurt në punë pavarësisht pandemisë.

Kompania Tharsus ka projektuar ‘Bump’, pajisjen që të njofton kur je më afër se ç’duhet me një person tjetër.

Stafi në këtë mënyrë mund të jetë në dijeni të respektimit ose jo të distancës sociale.

Sistemi, i projektuar për t’u përdorur në vendet e punës të tilla si vendet e ndërtimit dhe depot, përdor teknologjinë e frekuencës radio.

Kur një person është më afër se dy metra me dikë tjetër, një alarm njofton për shkeljen e distancës sociale.

Brian Palmer, CEO i kompanisë tha: “Ne kemi krijuar Bump për t’u dhënë njerëzve besim dhe siguri  se mund të rikthehen në punë.

Zhvillimi i sistemit filloi menjëherë pasi Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi për masa të rrepta për distancimin social për të trajtuar përhapjen e pandemisë COVID-19. Tharsus zhvilloi Bump si një përgjigje specifike ndaj këtyre masave me qëllim që bizneset të mund të rifillojnë  punën, të ndihmojnë punëtorët të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës dhe të përshpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike të MB.

Tharsus është një nga kompanitë më të zgjuara të robotikës në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ofruar gjithmonë zgjidhje teknologjike përparimtare, të fuqishme dhe inovative për kompani të tilla si DHL, Ocado, Rolls Royce, Automata dhe Small Robot Co.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re