Teksa nga data 22,23 dhe 24 dhjetor nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 20.000 shtetas, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë kaluar 4362 shtetas.

Gjatë 24 orëve të fundit edhe fluksi i daljes nga Shqipëria në drejtim të Greqisë ka qenë në kuotat normale të levizjeve. Burime zyrtare thanë për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku, se gjatë orëve të fundit kanë hyrë vetëm 1553 shtetas.

Një ditë më parë fluksi i lëvizjeve në hyrje – dalje ka shkuar në kuotat normale në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Zyrtarisht bëhet me dije se nëpërmjet kesaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë hyrë 2923 shtetas dhe kanë dalë 2422 shtetas.

Në këto kushte në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës punohet me 5 sportele, 3 në hyrje e dy në dalje ndërkohë që në Qafë Thanë me dy sportele të përbashkëta me policinë maqedonase në hyrje.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re